Propaganda e ultë e mediave serbe ndaj gruas së Albin Kurtit pas promovimit të librit/ Thonë se Kurti “rrahu” serbët në Kosovë

Bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Rita ka promovuar librin e saj në Beograd, para disa ditësh. Mirëpo për këtë ka marr edhe kritika nga serbët.

Në mediat serbe, është shkruar se përderisa ajo promovon libër në Beograd, bashkëshorti i saj ‘rrah’ serbët në Kosovë.

“Derisa policia speciale e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, rrahu serbët në barrikada dhe pushtoi veriun e Kosovës, gruaja e tij promovoi librin e saj “Ideja e Lirisë dhe Vetëvendosjes” në mes të Beogradit. Promovimi i librit të norvegjezes Rita Augestad Knudsen, i organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, u organizua në mes të një krize të shkaktuar nga ndërhyrja brutale e policisë së Kosovës, e cila nuk zgjedh mjetet për të detyruar serbët e mbetur të lëni vatrat shekullore dhe plotësoni “shtetësinë e Kosovës”. Libri, meqë ra fjala, është plot lavdërime për Kurtin dhe luftën e tij për vetëvendosje, të përmendura në titull”, shkruajnë mediat serbe.

Madje në këtë artikull është përmendur edhe deklarimi i Presidentit serb, Aleksandër Vuҫiq, duke thënë se nuk kanë frikë nga fjalët dhe librat e dikujt.