Kryeministri Albin Kurti ka folur për veteranët e luftës në Kosovë.
Kreu i qeverisë së Kosovës kundërshtoi numrin aktual duke thënë se janë trefish më pak, pasi ka theksuar se sipas komandantëve të UÇK-së, numri i pjesëtarëve të kësaj ushtrie ishte rreth 20 mijë dhe 60 mijë siç pretendohet.
Sipas tij, ajo çfarë u duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori, në mënyrë që numri i veteranëve të kthehet në të vërtetë faktike.
“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuatë. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare”, ka deklaruar Kurti.