KRYESORE

Protesta nga mbështetësit e Veliajt, Gjykata e Posaçme: Asnjë reagim nga Policia e Shtetit, sjellje e paprecedentë dhe në kundërshtim me ligjin

Gjykata e Posaçme e ka quajtur të paprecedentë sjelljen e Policisë së Shtetit, në rastin e protestës së organizuar nga mbështetësit e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, para godinës së saj, teksa brenda zhvillohej seanca për vlerësimin e masave të sigurisë.

“Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet në një reagim të Gjykatës së Posaçme.

Gjykata e Posaçme thotë se nga ana e Gardës së Republikës është kërkuar vazhdimisht mbështetje nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para godinave të Gjykatës dhe të SPAK-ut, por ka hasur në mosreagim të Policisë së Shtetit.

Për këtë, Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Një ditë më parë, i pyetur lidhur me veprimet e Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se policia nuk ndërhyri për të shpërndarë mbështetësit e Kryetarit të Bashkisë, pasi, sipas tij, ata ishin simpatizantë, shkruan A2 CNN.

“Aty ka një shërbim të planifikuar dhe planëzuar. Kjo është detyrë që e bën çdo ditë. Edhe në raste të tjera ka pasur tubime të lajmëruara në formën e protestave. Ata ishin simpatizantë. Policia e Shtetit merr masat për të siguruar Prokurorinë e Posaçme. Ata patën vështirësi pasi aty pati një grumbullim të papritur të simpatizantëve, jo protestues”, tha Hoxhaj para se të futej në Parlament.

Qindra mbështetës të Erion Veliajt, mes tyre edhe artistë e sportistë të famshëm në vend, u mblodhën para godinës së Gjykatës së Posaçme dhe qëndruan aty deri në dhënien e vendimit për masat e sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe biznesmenëve të akuzuar si të përfshirë në një skemë korruptive. Veliaj dhe Xoxa akuzohen edhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë u konfirmua masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij u dha një masë më e zbutur sigurie, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago