Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është bllokuar nga protesta e disa qytetarëve serbë.
Sipas fotografive, policia serbe ka krijuar një korridor në afërsi të protestuesve.
Siç ishte njoftuar, pjesëmarrësit në protestë ishin mbledhur në parkun e qytetit në Rashkë nga ora 12:00 deri në orën 12:30, shkruan N1.
Pas tubimit, ata kanë ecur drejt vendkalimit në Jarinje dhe folësit do t’i drejtohen publikut nga ora 17:00 deri në orën 17:30.
Protesta po mbahet lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…
Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…