LAJME

Protesta të mësuesve në Hungari për paga të ulëta dhe orar të gjatë

Mijëra mësues dhe nxënës në Hungari po protestojnë kundër Qeverisë, raporton agjencia AP.

Protestat po mbahen në kryeqendër të Hungarisë, Budapest.

Mësuesit dhe përkrahësit e tyre kanë formuar një zinxhir njerëzor përgjatë qendrës së Budapestit dhe lumit Danub.

Mësuesit po protestojnë kundër pagave të ulëta, kërkesave të shumta kurrikulare për studentët, për kushte jo të mira dhe mungesë të lirisë në planifikimin mësimor.

Procesi i centralizimit të sistemit edukativ në Hungari nënkupton se kurrikula, librat dhe marrja e vendimeve të gjithë kontrollohen nga një trup qendror i formuar në vitin 2012 nga Qeveria nacionaliste e Hungarisë.

Mësuesit në shkolla publike në Hungari për shumë vjet janë ankuar për paga të ulëta dhe punë të madhe, duke bërë të rinjtë hezitues që të futen në këtë profesion. Kjo po shkakton mungesë të mësuesve.

Paga bazë për mësuesit në Hungari nuk ka ndryshuar që nga viti 2014, duke filluar nga paga neto 207 mijë forintë hungarezë (rreth 505 euro).

Pas një serie të bisedimeve të pasuksesshme për rritje të pagës dhe reduktim të orëve të punës, sindikatat u kanë bërë thirrje mësuesve të bëjnë një seri të grevave dhe ndalim të punës.

Hungaria ka shtrënguar ligjet e grevave në maj, duke limituar kushtet nën të cilat mësuesit mund të mbajnë ligjërisht grevë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

5 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

7 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

22 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago