BREAKING NEWS

Protestë masive para Radio Televizionit serb, përfaqësues të opozitës i zënë “pritë” Vuçiçit

Radiotelevizioni i Serbisë është përballur me një numër të madh protestuesish mbrëmjen e së martës, në kohën kur atje pritej të mbërrinte presidenti Aleksandër Vuçiç për të marrë pjesë në një emision. Përfaqësues të opozitës i kanë zënë pritë, por pa mundur të përballen drejtpërdrejt me kreun e shtetit serb, i cili ka gjetur një mënyrë alternative për të hyrë në godinë.

pozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e presidentit, Alleksandar Vucic, ka zgjuar reagime të ashpra. Tri studentë kishin pyetje për të që besonin se nuk do t’ia shtrojë gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz.
Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist “Dveri”, lideri i së cilës udhëhoqi protestat.

Boshko Obradovic, “Dveri”: Vuçiç është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politik prej vitesh për përballje.

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë.
Tensionet u ngritën pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër presidentit. Ora po afrohej 21 kur niste emisioni “Upitnik” ose pikëpyetja. Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioi kishte filluar dhe Vucic theksoi se kishte arritur aty në këmbë.
Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku është intervista dhe si është futur në godinë. Por, një porosi  ia cuan se një gjë është e sigurt.

Boshko Obradovic, “Dveri”: Vuçiç duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t’u futur në televizion.

Protestat kundër Vuçiç kanë filluar një vit më parë. Por, nuk kanë patur shumë efekt.

Protestuesit thanë se dëshironin dhe i treguan Vuçiç që nuk ia kanë frikën. Presidenti i quajti ata fashist.

Gazetari: Idro Seferi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago