Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 5 milionë lekë të reja gjobë për “Djemtë e Labërisë” të cilët organizuan paraditen e sotme një tubim paqësor para Konsullatës Greke në Gjirokastër.
Gjoba është vendosur për shkak se sipas ISHSH protestuesit kanë shkelur aktin normativ për ndalimin e tubimeve në kohë pandemie.
Protestuesit kërkojnë largimin e konsullit grek në Gjirokastër, për shkak se pretendojnë se u janë cenuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi.
Për këtë protestë ata kishin kërkuar leje në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës, e cila e ka refuzuar kërkesën e tyre në zbatim të aktit normativ.