Një i ri irakian ka gjetur një mënyrë interesante për t’u rezistuar forcave të sigurisë që kanë shtypur protestat antiqeveritare.
Në përgjigje të raporteve që forcat e sigurimit do të përdorin qen për të mbajtur protestuesit, irakiani pa emër mori një kafshë më të frikshme dhe me të po shëtiste rrugët e vendlindjes së tij, në provincën Babel të Irakut, në jug të Bagdadit.
Fotografitë dhe video u shfaqën në internet duke treguar njeriun që po ecte me luanin e tij, i mbuluar me flamurin e Irakut.
Luanët irakianë janë të llojit aziatik që sot janë një specie e rrezikuar dhe mund të gjenden vetëm në shtetin Gujarat të Indisë.
Luanët nuk janë më vendas në Irak, dhe luani i fundit i njohur vendas irakian u vra në vitin 1918 në jug të vendit.
Protestat kundër qeverisë së Irakut filluan në 1 tetor në përgjigje të korrupsionit të shfrenuar, niveleve të larta të varfërisë dhe papunësisë së të rinjve, shërbimeve të dobëta publike dhe sektarizmit.
Protestat janë përshkruar si kërcënimi më i madh për qeverinë e Irakut që nga humbja e grupit ekstremist të Shtetit Islamik në Irak në 2017-ën.
Më shumë se 330 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të plagosur që prej fillimit të protestave dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar forcat e sigurisë për përdorimin e armëve dhe granatave vdekjeprurëse.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…