KRYESORE

Prova që tregon përgjegjësit e masakrës në Bucha, Gjermania zbulon audiot që përgënjeshtrojnë Rusinë

Masakrat në Bucha ishin pjesë e strategjisë së Kremlinit dhe janë kryer nga Grupi Wagner. Kështu bën me dije shërbimi i inteligjencës gjermane, BND, që ka interceptuar mesazhe radiofonike të trupave ruse, që kanë diskutuar vrasjet brutale të civilëve në qytetin pranë Kievit.

Sipas “Spiegel”, mesazhet i janë përcjellë Parlamentit gjerman, duke treguar kështu se pretendimet e Kremlinit që trupat e pajetë janë inskenuar nga Ukraina, janë të rreme.

Mesazhet audio tregojnë qartë se Grupi Wagner ishte prezent në Bucha.

Grupin Wagner mendohet se e ka themeluar një ish-oficer i ushtrisë ruse, 51-vjeçari i quajtur Dmitri Utkin. Ai është një veteran i luftërave çeçene, një ish-oficer i forcave speciale dhe një nënkolonel i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse.

Grupi Wagner fillimisht hyri në veprim gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Tracey German, profesoreshë në King’s College në Londër, sqaron se ky grup mercenarësh ka luftuar që në ditët e para të pushtimit në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut.

Në javët para pushtimit rus të Ukrainës, mendohet se mercenarët e Grupit Wagner kryen sulme në Ukrainën lindore për t’i dhënë Rusisë një pretekst për të sulmuar, me anë të taktikës së quajtur “flamur i rremë”. Një operacion i flamurit të rremë është një veprim i kryer me qëllim të maskimit të burimit të vërtetë përgjegjës dhe fajësimit të një pale tjetër.

Së fundmi, shumë mesazhe janë shfaqur në mediat sociale ruse duke rekrutuar mercenarë dhe duke i ftuar ata në “një piknik në Ukrainë”. Megjithatë, grupet mercenare kanë filluar të përdorin emra të tjerë, të tillë si “The Hawks”. Candace Rondeaux, profesoreshë e studimeve ruse në Universitetin Shtetëror të Arizonës, thotë se kjo mund të shënojë një përpjekje për t’u larguar nga emri Wagner sepse tashmë emri i tyre është i njollosur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago