POLITIKE

Pse Erdogani e sheh kryetarin e Stambollit si një kërcënim

Ekrem Imamoglu nuk ishte i njohur në politikën turke përpara se të merrte postin e kryetarit të Stambollit. Ai lindi në vitin 1970 në qytetin Akcaabat në perëndim të qytetit të Trabzonit në një familje fetare. Para se të hynte në politikë, ai drejtonte një kompani ndërtimi. Sot, Imamoglu përfaqëson kërcënimin më të madh për politikën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Sky News.

Ai u dënua të mërkurën në Turqi me më shumë se dy vjet burg dhe ndalim nga aktiviteti politik, pasi i quajti budallenj ata që anuluan votën në zgjedhjet lokale në Stamboll. Duke marrë parasysh vendimin e gjykatës turke, duket se presidenti Erdogan e sheh atë si një kërcënim serioz në zgjedhjet e ardhshme, të cilat mbahen pas gjashtë muajsh.

Imamoglu është anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP) në opozitë, së cilës iu bashkua në vitin 2008, vitin e ardhshëm ai u zgjodh kryetar i krahut të të rinjve dhe u zgjodh kryetar i Stambollit në prill 2019, duke mundur kandidatin e Erdoganit me një avantazh prej dhjetë mijë votash.

Në fjalimet e tij gjatë fushatës 2019, ai theksoi rëndësinë e punës së bashku në luftën kundër varfërisë urbane dhe dënoi retorikën populiste që është bërë e zakonshme në politikën turke.

Megjithatë, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë anuloi rezultatet e zgjedhjeve duke pranuar kundërshtimin e AKP-së dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të reja. Pasi ato rezultate u anuluan, ai sërish fitoi me diferencë më të madhe votash.

Fitorja e tij i dha fund sundimit 25-vjeçar të AKP-së. Ndër strukturat qeverisëse në Turqi, ekziston frika se CHP, së bashku me partitë e tjera opozitare, mund ta rrëzojnë Erdoganin dhe AKP-në në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Imamoglu është kandidati më i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme nga gjashtë partitë opozitare (CHP, Partia Iyi, DEVA, Gelecek, Saadet dhe Partia Demokratike) të vendosura për t’i dhënë fund sundimit të Erdoganit, kundër të cilit duan të bëhen bashkë.

Zyrtarët e AKP-së penguan projektet e Imamoglut në Stamboll, duke kundërshtuar përpjekjet e tij për të bërë ndryshime gjithëpërfshirëse dhe duke nisur projekte konkurruese për të minuar agjendën e tij.

“Të gjitha vendimet tona janë të bllokuara”, ka thënë Imamoglu majin e kaluar.

Mbështetësit e kryebashkiakut shpresojnë pas vendimit të djeshëm mund të rezultojë përfundimisht kundërproduktiv, duke ndihmuar në ngritjen e Imamoglut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago