Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin shqiptar. Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në Nju Jork.
Dhimbje dhe hidhërim për këdo që e njihte por edhe ata që nuk e njihnin Florindin.
Së fundmi, ka reaguar një e afërmja e tij e cila ka prekur me shkrimin e saj. Ajo tregon se aktori kishte humbur të atin dhe gjyshen dhe ishte duke vuajtur ende për largimin e tyre nga kjo jetë. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja më e madhe që e shtyu atë drejt aktit fatal.
“Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e lindjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk i meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte …kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjysherit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu”, shkruan ajo.
Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që përfundoi në tragjedi.
Belliu dhe familja e tij ishin larguar para 6 viteve nga Shqipëria.
Rasti është nën hetim.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…