Pse po ikin shqiptarët, Shano: Ua kanë pirë lëngun kapësve të shtetit

Në emisionin Absolut 4 në A2 CNN është diskutuar dhe për arsye se përse vijojnë të largohen shqiptarët nga vendi.

Për ekonomistin, Shano vitet e fundit po largohet nga vendi pjesa e shkolluar e qytetarëve për të gjetur institucione, arsim, shëndetësi apo drejtësi më të mirë.

“Shqiptarët e kanë kuptuar këtë gjë në 30 vjet dhe ua kanë pirë lëngun kapësve të shtetit, nuk kanë se çfarë t’u bëjnë, sidomos këto 8 vitet e fundit, ku fuqia e kryetarëve të përhershëm mbi shqiptarët është e padiskutueshme dhe ka ngelur që ajo të bëhet vetëm e trashëgueshme tashmë. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë gjë dhe prandaj ikin. Shqiptarët rrezikojnë jetën, paranë e tyre për t’u larguar nga vendi. Bileta për t’u larguar është 300 euro. Shqiptari fiton institucione, shkolla, spital, gjykata ku ka drejtësi, treg më të pa kapur nga politika, për këtë arsye largohet. Dhe në vitet e fundit është larguar mendja dhe do të mbeten çyrykët, ku bëj pjesë dhe vetë”, u shpreh Shano.