Në një moment kur fronti lindor i Ukrainës duket më aktiv, me beteja të përgjakshme në qytetet e Donbasit, përballja e Kremlinit me Ukrainën mund të shndërrohet në një përballje të frikshme me dimensione shumë më të gjera, i shkaktuar potencialisht nga tensioni gjithmonë më i lartë në enklavën ruse të Kaliningradit.
Vendimi i Lituanisë për të kufizuar transitin e mallrave në rajonin e Kaliningradit, si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë, ka izoluar atë territor që prej viti 1945 dhe përfaqëson atë që qarqet ushtarake perëndimore e quajnë “aeroplanmbajtësen më të rrezikshme të ushtrisë ruse”.
Një pjesë toke mes Polonisë dhe Lituanisë, pra në mes të vendeve të NATO-s, ku banojnë gjysmë milion rusë dhe që përfaqëson një aset që Kremlini nuk mund të shohë në asnjë mënyrë të cenuar, por edhe që mund të shfrytëzojë për të rritur pretendimet ndaj vendeve baltike, që shihen si objektivi i radhës i synimeve ekspansioniste ruse.
Historia e këtij territori është e pasur dhe pasqyron më së miri historinë europiane dhe veçanërisht ekuilibrat e fuqive të mëdha ndër shekuj.
Kaliningrad në vetvete është termi rus për Konigsberg, qyteti i krijuar në shekullin e 13-të nga prusianët, dhe një nga portet më strategjike të Baltikut. Nga viti 1525 deri në 1701, ka qenë madje kryeqyteti i Prusisë, dhe mbeti vendi i kurorëzimit të mbretërve gjermanë edhe kur qendra e pushtetit u spostua në Berlin. Pra një qytet thellësisht gjerman, vendlindje ndër të tjerët i një prej emrave më të mëdhenj të filozofisë, Imanuel Kant.
E bombarduar pothuajse në shkatërrim të plotë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas marrëveshjes së Potsdamit midis fuqive fituese kaloi nën Rusinë, me Stalinin që vendosi t’i ndryshoi emrin historik për t’i vënë atë të revolucionarit Michail Kalinin.
Në dhjetëvjeçarin e fundit, me urdhër të Vladimir Putin, enklava ka marrë një dimension edhe më të rëndësishëm. Pothuajse të gjitha armatimet më moderne ruse ndodhen aty, duke filluar nga raketat balistike Iskander, bomba atomike, avionët MIG 31 dhe të paktën 150 mijë ushtarë. Sipas shumë ekspertëve, në qoftë se sfida e Putin ndaj NATO-s do të ketë një casus belli ndaj vendeve të saj anëtare, shkëndija e atij zjarri do të nisë pikërisht nga kryeqyteti i vjetër prusian.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…