LAJME

Pse u telefonua për kamerat e biznesit të tij djali i Ymer Hoxhës nga “Kobra City” në natën kritike

Natën kritike të 3 janarit 2023, ku mbeti një i vrarë tek “Kobra City”, dikush prej tyre kishte telefonuar djalin e ish-kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, Blerim Hoxhën.

Hoxha në një përgjigje për “Betimin për Drejtësi” ka treguar se rreth orës 5 të mëngjesit, dikush nga ky lokal e kishte telefonuar për t’i parë kamerat e lokalit, duke aluduar se lokali i tij gjendet përballë atij “Kobra City”.

Ata kanë mendu që jemi na përball, realisht kanë dashtë një Blerim tjetër me thirr, e kanë thirr gabim edhe e kemi sqaru në Polici edhe ju kemi thanë që në lokacion tjetër jena, komplet ne lagje tjetër”, ka thënë Hoxha.

Tutje, ai ka sqaruar se pasi ka parë kamerat e lokalit, i ka njoftuar të njëjtit se kamerat e lokalit të tij nuk kanë kapur ndonjë përleshje.

Si dhe thotë t’i ketë njoftuar se lokali i tij nuk gjendet përball atij “Kobra City” por në një lagje tjetër.

Thjeshtë ka thanë më i pa kamerat të lokali, unë nuk disha. Hina e vërtetova që nuk është tek lokali jonë, më thirri prap unë i thash o gabim je se unë kamerat jam tu i pa. Edhe ma nuk më kanë thirr po më doket që e kanë gjetë lokalin tjetër që kanë dashtë me thirr. Ai ka dashtë me thirr një lokal që e kanë përball, Masanej kom mujt me kuptu që ai ka qenë lokal tjetër, ata jon firmë tjetër na tjetër po me emër të njëjtë, vec një parashtresë ata ë kanë veç një gabim ka ndodh në Facebook me sa kom mujt me kuptu”, ka shtuar Hoxha.

Hoxha për këtë telefonat është intervistuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët siç tregon kishin dyshuar se ka bashkëpunuar me të njëjtit.

Ua kom dhanë telefonin u kom thanë merrne kqyrni a kom diçka. Ata mendojshin mos po njihna me ta, po kurrë në jetë s’jom taku me ta”, ka Hoxha.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një përgjigje nga prokurorja speciale, Merita Bina- Rugova nëse kanë arritur të identifikojnë personin që ka telefonuar Hoxhën, si dhe qëllimin e telefonatës.

Por, e kontaktuar përmes telefonit nuk ka pranuar të flas.

Pas rastit, Policia e Kosovës nuk ka arritur të gjejë armën me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja, si dhe pajisjen DVR që ka ruajtur pamjet nga xhirimet e kamerave para lokalit.

I dyshuari kryesor, Dibran Hoxha i vetëquajtur “Kobra”, në seancën e mbajtur më 7 mars rreth fajësisë i është drejtuar të akuzuarit tjetër, Roland Susuri me fjalët “Zotni, keni me pjellë DVR-në, 16 muaj jam tu majt burg, kemi me pjellë DVR-në”.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 20 shkurt 2024 ndaj: Dibran Hoxhës i vetëquajtur “Kobra”, Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit.

Në seancën e mbajtur më 7 mars, të njëjtit u deklaruan të pafajshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago