Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg.
Sipas mediave gjermane, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij. Si pasojë, janë lënduar 30 nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Sipas policisë gjermane, autobusi ka tentuar të shmangë përplasjen në momentin e fundit duke devijuar majtas, por nuk ka mundur të ndalojë në kohë. Nuk ka të dhëna për ndonjë defekt teknik në asnjërin nga mjetet.
Ndërkohë, mediat gjermane kanë publikuar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku duken pasojat e rënda të aksidentit dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës. Pamjet tregojnë autobus të dëmtuar rëndë dhe praninë e ekipeve të shpëtimit në vendin e ngjarjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…