Është publikuar video nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhunës nga tre persona ndodhet në intubim.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pak minuta pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopsht.
Siç shikohet në videon e siguruar nga Balkanweb, avokati ka qenë duke qëndruar në këmbë në hyrje të kopshtit, kur është qëlluar nga tre persona.
Avokati është goditur me dorezë hekuri në kokë, duke rënë menjëherë në tokë.
Më pas është qëlluar me shkelma dhe me sende të tjera. Autorët janë larguar më pas me vrap, duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja.