Gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përplasje mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala dhe Arben Gashi si dhe deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=99&v=tQgE-YXFYsY&feature=emb_title
Kjo kishte ndodhur pas mbledhjes ku ishte duke raportuar ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.
Gjyshinca ka pretenduar se ishte sulmuar fizikisht nga deputetët e LDK-së.
Këtu janë pamjet e incidentit të publikuara nga kamerat e sigurisë së Kuvendit të Kosovës