LAJME

Punëtorët e pastrimit në Korçë: Trajtohemi keq, pagat janë nën minimalen

Në ditën e 1 Majit, shumica e korçarëve janë pushim por çifti Dalipi janë ngritur në mesnatë për të pastruar rrugët e Korçës.

Ata punojnë prej 12 vitesh në kompaninë që merret me pastrimin e qytetit e janë të detyruar që në kohën kur të gjithë flenë, ata të punojnë, edhe pse për një rrogë nën minimalen.

“Këtu marr 215. Nuk dalin po çfarë të bësh? Jemi hallexhinj, duhet të mbajmë fëmijët me bukë. Unë kam dhe gruan e sëmurë dhe ajo me mua këtu punon. Punojmë familjarisht këtu. Diell, shi, dëborë, ne dalim në punë. Vajti ora 01:30 ne dalim në punë, le të fryjë erë, stuhi, ne dalim në punë,” – u shpreh Maksim Dalipi.

“Nuk na del kjo rrogë. Me këtë shpenzim nuk del. Një bidon vaj është 4 mijë lek, unë gjithë natën marr 7 mijë lek. Nuk na del dhe pa asnjë lloj pushimi. Unë marr rrogën 215 mijë me kartë dhe unë me diabet, e operuar 3 here, me tension, me zemër,” – tha Lirika Dalipi.

Ajo tregon se pavarësisht vështirësisë së punës, asaj i duhet të përballet dhe me racizmim e përbuzjen.

“Ne që jemi romë gjithmonë kemi punuar punët më të vështira. Është e vërtetë. Na kanë dhënë e plastmase e çizme por i kisha të mëdha e nuk i vesha. Ne kërkojmë punë në një vend tjetër na thonë nuk ka. Ne jemi punëtorë. Vetëm kjo është. Punë tjetër s’na pranojnë, as në zyra s’na pranojnë,” – u shpreh Lirika.

Shiu e dëbora nuk u ka shkrirë zemrën e mire, teksa shprehen se në qoftë se do u kërkohet, do e pastronin Korçën edhe falas.

“Ne jemi heronjtë e Korçës se ne e pastrojmë Korçën. Njerëzit e dinë, banorët e dinë, dalin, thonë u lumshin krahët. Zyrtarët, herë vijnë, herë nuk vijnë,” – tha Maksimi.

“Unë kam kënaqësi, për Korçën time jam gati të punoj dhe pastroj qytetin edhe falas. Për qytetin tim po. Unë kam një rrugë që s’ka asnjë punëtor dhe e fshij gjithmonë vet. Ne vlerësohemi qytetarët po, zyrtarët jo,” – u shpreh Lirika.

Ky është realiteti i dhimbshëm për më shumë se 150 të punësuar në sektorin e pastrimit në Korçë, të cilët përballen me mungesën e të drejtave në punë, kushte të vështira dhe paga nën minimalen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago