FOTO&VIDEO

Pushimet e Ronaldos në vilën e “ëndrrave”, që ka edhe ‘dhomë erotike’ nëntokësore

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe gruaja e tij, Georgina Rodríguez, së bashku me pesë fëmijët e tyre, kanë zgjedhur një pronë luksoze rurale, rrëzë “Serra de Tramuntana’ për të kaluar dhjetë ditë pushime.

Familja, e cila mbërriti në Mallorca pasditen e së martës me avionin privat, do të mund të shijojë të gjitha llojet e luksit gjatë qëndrimit në vilën e pabesueshme, ku edhe futbollisti Sergio Ramos e Pilar Rubio kaluan verën me fëmijët e tyre para pak vitesh.

Ferma, e rrethuar me vreshta dhe pemë të të gjitha llojeve, ka një kishëz brenda dhe thuhet se nën të është ndërtuar një “dhomë erotike”. Po ashtu, kjo pronë ka një palestër spektakolare, një pishinë të rrethuar nga palmat, xhakuzi të ndryshëm, një fushë shumësportëshe për të luajtur futboll, basketboll, hendboll etj., si dhe një fushë rëre për të luajtur volejboll plazhi.

Për qëndrimin në ishull, Cristiano Ronaldos ia sollën dy nga automjetet e tij në Mallorca me anije nga Valencia: një “Bugatti Centodieci” me vlerë 8 milionë euro dhe një “Mercedes” mbresëlënës.

Dje në mesditë, familja mori varkën e saj, u ankorua në “Port Adriano” dhe u nis drejt ujërave të “Cala Egos”, në Andratx, për të shijuar një ditë relaksuese, ku Cristiano u shfaq i kënaqur me familjen e tij (e tregojnë fotot e hedhura në rrjetet sociale).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

37 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago