POLITIKE

Putin i “dëshpëruar”, e ngushëllon Lukashenko: Do të fitojmë, nuk kemi zgjedhje tjetër

Gjërat për Vladimir Putin po marrin tatëpjetën. Humori i tij është i zi, dhe as aleati i përhershëm, bjellorusi Lukashenko duket sikur mund ta ndryshojë këtë gjendje.

Jo vetëm përballja në terren i ka kushtuar Kremlinit një pjesë të mirë të ushtrisë, por edhe territoret e fituara me mund në lindjen e Ukrainës po tkurren dita ditës nga kundërpërgjigja e Kievit, e forcuar nga armatimet perëndimore.

Sikur kjo të mos mjaftonte, protestat e brendshme për vendimin e mobilizimit të pjesshëm po shtohen në mënyrë shqetësuese, kudo nga kufijtë me BE-në e deri në brigjet siberiane, përballë Japonisë.

Së bashku me protestat, shtohen meshkujt që mund të thirren ose janë thirrur në front që po braktisin vendin ku të mundën, nga kufiri i preferuar i Finlandës deri te ato me Gjeorgjinë, ndërkohë që fluturimet drejt Turqisë dhe pak vendeve mike janë të prenotuara prej kohesh.

Sot Putin dhe Lukashenko u takuan në qytetin e Soçit, qyteti që mirëpriti në 2014 Lojërat Dimërore, dhe Rusia shihej pothuajse si një model efiçence.

Gjithçka duket ndryshe tani, dhe fjalët forcërisht optimiste të presidentit bjellorus duket sikur stonojnë.

“Ne do të fitojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi sllavë, nuk do të tolerojmë poshtërimin”, deklaroi Lukashenko, që foli pothuajse gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Putin thjesht përgjigjej shkurtimisht, ose me tundje koke.

Lukashenko shkoi në detaj edhe të ikjeve masive të ditëve të fundit, duke e shndërruar paradoksalisht sinjalin shqetësues në një lajm të mirë. “Ja le të themi se po ikin 30 mijë, 50 mijë veta. Po të ishin këtu, do të ishin nga ana jonë?”, deklaroi bjellorusi teksa qëndronte kokë më kokë me Putin, duke shtuar se ”t’i lejmë të ikin, nuk ka problem, unë nuk isha i shqetësuar kur disa ikën nga Bjellorusia në 2020”, duke iu referuar zgjedhjeve farsë ku rifitoi mandatin presidencial.

Putin u përgjigj me një buzëqeshje të lehtë, sepse të dhënat tregojnë një realitet ndryshe. Vetëm dje 10 mijë persona kanë kaluar kufirin me Gjeorgjinë, Dagestani është rikthyer në një zonë tensioni pas shumë vitesh, ndërkohë që vendimi i ardhshëm, ai i pranimit të verdiktit për bashkim territori të referendumeve në Donbas, do të jetë një tjetër provë për liderin e Kremlinit, në pozicionin më të vështirë nga janari i vitit 2000, kur morri pushtetin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago