KRYESORE

“Putin-i mund të paditet brenda tre muajsh në një Gjykatë të stilit të Nurembergut”

Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të paditet brenda tre muajsh në një Gjykatë të stilit të Nurembergut.

Kështu mendon, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Kolegjin Universitar të Londrës, Philippe Sands.

Ai në një prononcim për italianen “Corriere Della Sera” tha se nëse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në OKB ka kërkuar një Nuremberg të ri, nuk është vetëm për ndikimin e krahasimit historik, por sepse me një Gjykatë të atij lloji një aktakuzë ndaj Putin-it do të ishte e mundur brenda tre muajsh.

Sipas tij, nuk është rastësi që me një konflikt në vazhdim, lidershipi ukrainas po këmbëngul aq shumë për këtë.

Dy nga juristët më të mëdhenj dhe më pak të njohur të shekullit të kaluar, Raphael Lemkin dhe Hersch Lauterpacht, mendjet që konceptualizuan kategoritë për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidi, vinin pikërisht me studimet e tyre nga Lviv në Ukrainë.

“Ministri i Jashtëm Kuleba, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm dhe që është shumë i afërt me Zelensky-n, është një avokat i të drejtës ndërkombëtar dhe është thellësisht i vetëdijshëm për këto lidhje me historinë e vendit të tij. Ai e njeh shumë mirë çështjen e Nurembergut”, thotë Sands.

Ai shton se, gjithçka nisi në vitin 1942, me një mbledhje në Londër të Qeverive evropiane në mërgim, të udhëhequra nga francezët dhe belgët, e cila çoi në deklaratën e Saint James.

Me atë deklaratë ata morën përsipër të ndëshkonin kriminelët e luftës nazistë.

Lauterpacht, i cili ishte një nga avokatët kryesorë ndërkombëtarë të shekullit XX ndodhej në Londër asokohe duke punuar në prapaskenë.

Ai dhe avokati polak, Lemkin ishin frymëzues në atë që bënë.

Sipas Sands, atyre iu tha se kishin ide që ishin të drejta, por të pamundura për t’u zbatuar.

Megjithatë ata vazhduan të luftonin.

Po ashtu Sands thotë se termi gjenocid që përdoret nga Zelensky përdoret në kuptimin politik, sepse përkufizimi ligjor është i ndryshëm.

Për opinionin publik gjenocidi është vrasja më e tmerrshme e shumë njerëzve, ndërsa përkufizimi ligjor parashikon që për ta vërtetuar atë duhet të tregohet qëllimi për të shkatërruar një grup si të tillë në bashkësi.

“Bazuar në atë që kam parë në Ukrainë, ka krime lufte të kryera në shkallë të gjerë, civilë të shënjestruar dhe krime kundër njerëzimit, por nuk më duket se është kaluar kufiri i gjenocidit”, tha profesori i së drejtës.

Por ai thekson se e kupton se Zelensky e përdor këtë term.

Kjo pasi ai mendon se Putin-i po përpiqet të shkatërrojë identitetin ukrainas në tërësi.

Sa i përket komenteve të presidentit amerikan, që e cilësoi Putin-in një kriminel lufte, studiuesi tha se qe një lëvizje e zgjuar.

“Duket qartë se janë bërë krime lufte, por nuk e dimë kush është përgjegjës. Mund të jetë që filli të çojë drejtpërdrejt nga mizoritë e kryera në terren tek lidershipi politik, por është shumë e vështirë të vërtetohet dhe do të ishte më mirë të thuhej: krimet e luftës janë kryer nga regjimi i Putin-it”, shpjegoi ai.

Studiuesi sjell si shembull rastin e Millosheviç-in.

“Ai vdiq para gjykimit dhe ne nuk jemi të sigurt nëse do të ishte dënuar. Shqetësimi im dhe i të tjerëve është se do të krijohet një situatë, në tre apo katër vjet, ku ne kemi një sërë gjyqesh në Hagë për krime lufte dhe kundër njerëzimit, por të gjitha ato ndalen tek oficerët ushtarakë të nivelit të mesëm të ushtrisë ruse”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago