BOTA

Putin i “shtrin dorën” Koresë së Veriut për armë, Kim Jong Un drejt Rusisë me tren të blinduar

Pas Kinës, Moska kthen sytë nga një tjetër vend mik, në përpjekjen për të siguruar ndihmën e nevojshme ushtarake për luftën në Ukrainë. Lideri autoritar i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, planifikon të udhëtojë drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin.

Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara, që citohet nga mediat amerikan, deklaroi se dy udhëheqësit, do të diskutonin mbi mundësinë që Peniani t’i sigurojë Moskës armatime. Takimi i mundshëm vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se ka informacione të reja se negociatat për armë mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po avancojnë, pasi ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu vizitoi Penianin në korrik, në përpjekjet për të bindur shtetin komunist t’i shesë Moskës municione artilerie.

“Kemi informacione se Kim Jon Un pret që këto diskutime të vazhdojnë, duke përfshirë angazhim diplomatik në nivel udhëheqësisht me Rusinë”, tha Adrienne Watson Zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë vizitës në Korrik, lideri koreanoverior i ofroi ministrit të Mbrojtjes në Rusi një tur personal të arsenalit të Penianit, ku përfshiheshin edhe raketat ndërkontinentale Hwasong, që besohet të jenë të parat që përdorin shtytës të ngurtë. Kjo ishte hera e parë që Kim Jong Un i hapte dyert e vendit miqve të huaj që prej pandemisë së Covid-19. Që prej atëherë, Putin dhe Kim kanë shkëmbyer letra duke u zotuar të rrisin bashkëpunimin dypalësh, siç bëri të ditur zyrtari amerikan John Kirby, javën e kaluar.

“I bëjmë thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë menjëherë nga negociatat për armët me Rusinë dhe t’i bindet angazhimeve publike që ka bërë, për të mos i shitur apo siguruar armë Rusisë”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ka shqetësim në rritje si në Uashington ashtu edhe Seul mbi atë që Koreja e Veriut do të marrë në këmbim për një marrëveshje të tillë, e cila mund të rezultojë në rritje të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve në Azi. Vendndodhja e saktë e takimit të planifikuar mes Kim Jong Un dhe Putin nuk është e qartë. Burime thanë për “Neë York Times” se Kim Jong Un me shumë gjasë do të udhëtonte me tren të blinduar.

Dy liderët u takun për herë të fundit në prill të 2019-s kur Kim erdhi me tren në Vladivostok. Me gjasë kjo ishte hera e fundit që ai ka udhëtuar jashtë vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago