Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare të Krimesë së pjesë të Rusisë dhe e ka krahasuar atë me Kosovën.
Putin tha më 23 shkurt se aneksimi i Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014, duhet të njihet si reflektim legjitim i zgjedhjes së banorëve lokalë, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.
Aneksimi i Krimesë është dënuar gjerësisht nga fuqitë ndërkombëtare dhe është cilësuar si shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Këto komente të liderit rus vijnë një ditë pasi ai njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk si entitete të pavarura.
Për t’i dhënë fund krizës aktuale në Ukrainë, Putin po ashtu ka bërë thirrje që NATO të mos e pranojë asnjëherë Ukrainën, duke thënë se ajo duhet të marrë “një status neutral”. Putin po ashtu ka kërkuar që aleanca ushtarake të mos i dërgojë armë Kievit.