Presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi konfrontimin me Perëndimin lidhur me Ukrainën, si një betejë për mbijetesën e Rusisë dhe akuzoi shtetet e NATO-s se ishin përfshirë në konflikt, duke i dërguar miliarda dollarë mbështetje ushtarake Kievit.
“Ata po i dërgojmë dhjetëra miliarda dollarë armë Ukrainë. Kjo është pjesëmarrje në konflikt. Kjo nënkupton që ata janë duke marrë pjesë, ndonëse jo drejtpërdrejt, në krimet që po kryhen nga regjimi i Kievi”, tha Putin.
Pak ditë pasi njoftoi tërheqjen nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore me SHBA, ai tha se ishte i detyruar të konsideronte kapacitetet bërthamore të NATO-s. Sipas tij, arritja më e madhe gjatë vitit të fundit kishte qenë uniteti i popullit rus.