KRYESORE

Putin paralajmëron luftë globale, raketa ndërkontinentale e avionë lufte pushtojnë Sheshin e Kuq

“Nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë fuqinë më të madhe bërthamore në botë, Rusinë”. Presidenti Valdimir Putin e shfrytëzoi fjalimin në ditën kur përkujtohet fitorja ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore, për t’i përcjellë një mesazh të qartë Perëndimit.

Duke e akuzuar atë se po rrezikonte nisjen e një konflikti global, ai paralajmëroi se forcat strategjike të Moskës ishin gjithmonë në gjendje gatishmërie. Nga Sheshi i Kuq, shefi i Kremlinit deklaroi se elitat arrogante të perëndimit, siç i cilësoi, e kishin harruar rolin vendimtar që luajti bashkimi sovjetik në mundjen e nazizmit dhe shuarjen e konflikteve rreth botës.

“Sot ne shohim përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën rreth Luftës së Dytë Botërore. Është e papërshtatshme për ata që janë mësuar ta ndërtojnë politikën e tyre koloniale mbi hipokrizi dhe gënjeshtra. Ata rrënojnë përmendoret e luftëtarëve të vërtetë kundër nazizmit, vendosin në piedestale tradhtarë dhe bashkëpunëtorë nazistë. Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global. Por në të njëjtën kohë ne nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gjithmonë në gjendje gatishmërie”, deklaroi Putin.

Putin foli pas një parade ushtarake, e cila mbahet tradicionalisht në ditën e fitores, për të treguar supermacinë e Moskës, tashmë edhe në kontekstin e një lufte që po zhvillon prej më shumë se dy vitesh në Ukrainë. Por në një dëshmi të pasojave të luftës, Rusia shfaqi në këtë rast vetëm një tank t-34.

Sakaq avionët e luftës fluturuan mbi sheshin e kuq, duke krijuar në qiell ngjyrat e flamurit tringjyrësh. Parada përfshiu gjithashtu raketën strategjike ndërkontinentale, Yars, e cila sipas raportimeve mediatike kishte aftësinë e garantuar për të goditur një objektiv në çdo cep të globit. Në ceremoni nuk ishin të pranishëm udhëheqës perëndimorë, por nuk munguan liderët e Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, e Kubës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago