Senatori amerikan Lindsey Graham i dërgoi një mesazh të ashpër Presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë me Fox News, duke e paralajmëruar atë të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Putin, radha jote po vjen. Donald Trump është Scottie Scheffler i politikës dhe diplomacisë së jashtme amerikane, dhe ai është gati të të japë një mësim”, tha Graham, duke bërë një paralele me kampionin amerikan të golfit, të njohur për dominimin e tij me gjakftohtësi në fushë.
Graham tha se Trump është “lodhur nga kjo lojë” dhe se do të vendosë tarifa kundër vendeve që blejnë naftë ruse – konkretisht Kinës, Indisë dhe Brazilit. Sipas tij, këto tre vende blejnë rreth 80% të naftës ruse me çmime të ulëta, duke “mbajtur kështu gjallë makinën e luftës së Kremlinit”.
“Ne do të vendosim tarifa 100 për qind mbi ta dhe është e qartë se këto tre vende së shpejti do të duhet të zgjedhin midis ‘ndihmës së Putinit’ ose ‘ekonomisë amerikane’. Mendoj se ata do të zgjedhin Amerikën”, u shpreh senatori amerikan.
Më herët këtë muaj, Trump i dha Putinit një afat 50 ditor për të ndalur luftën në Ukrainë, përndryshe, siç njoftoi ai, do të pasojnë sanksione të ashpra që do të prekin edhe aleatët e Rusisë në tregun e energjisë. Në të njëjtën kohë, projektligji i Graham që do të vendoste tarifa prej 500 për qind për naftën ruse është ende duke pritur dritën jeshile në Senatin e SHBA-së.
Projektligji i Graham, i njohur si Akti i Sanksionimit të Rusisë, ka tërhequr kritika për ndikimin e tij të mundshëm në tregun global. “Një tarifë prej 500 përqind është në thelb një ndërprerje e plotë e tregtisë”, tha Kevin Book , një analist i energjisë në Clear View Energy Partners.
Ligji i Graham, i quajtur Akti i Sanksionimit të Rusisë, është aktualisht në proces dhe u mbështet nga deri në 82 senatorë. Ligji pritet të pësojë ndryshime në konsultim me administratën Trump, por është e qartë se SHBA-të po përgatisin një kuadër të ri politikash më agresive.
Siç përfundoi Graham: “Këto vende nuk do të jenë më në gjendje të ulen në dy karrige. Ato do të duhet të zgjedhin: të mbështesin Ukrainën ose të financojnë luftën e Putinit.”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…