Një re tymi në formë kërpudhe u shfaq në qiellin e Moskës, këtë të mërkurë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në një fabrikë armësh, shumë pranë kryeqytetit.
Shpërthimi erdhi vetëm disa orë pasi Kremlini njoftoi se kishte arritur të shmangte një sulm terrorist gjatë natës, duke rrëzuar dy dronë të Ukrainës.
Major incident in Sergiev Posad, Moscow Oblast, today. Reportedly involving Zagorsky optics-mechanics factory. pic.twitter.com/mhVlJvt4Xi
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) August 9, 2023
Paraprakisht, u raportua se ishte shkaktuar nga një tjetër mjet fluturues pa pilotë, por kjo u përgënjeshtrua menjëherë nga autoritetet ruse.
Fabrika e armëve Zagorsk është e vendosur rreth 40 km larg Moskës dhe mendohet që puna e saj ka qenë në kapacitet të plotë për të furnizuar makinerinë e luftës së Putin.
Nga shpërthimi raportohet për 31 persona të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që dëmet në strukturë janë të pallogaritshme, pasi sipas dëshmitarëve ajo është shndërruar në rrënojë, kjo për shkak dhe të materialeve që ndodheshin brenda saj.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kërkojnë nën rrënoja, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shkaqet e shpërthimit.