KRYESORE

PZAP certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka certifikuar të shtunën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pasi disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin bërë përpjekje t’ia ndalonin pjesëmarrjen në votime kësaj partie.

Paneli tha të shtunën në një njoftim se e pranoi ankesën e partisë më të madhe të serbëve të Kosovës kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e 33 kandidatëve të saj dhe i certifikoi të gjithë ata.

Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër në një mbledhje të komisionit më 10 dhjetor.

Kurteshi nuk dha ndonjë arsye pse votoi kundër, por tha shkurtimisht se “jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.

Gjashtë anëtarë nga partitë e tjera politike kishin abstenuar, ndërsa tre kishin votuar për.

Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, e mirëpriti vendimin e panelit të shtunën, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për përpjekje dhe trysni për t’ia ndaluar asaj pjesëmarrjen në zgjedhje.

Gjatë këtij viti, anëtarët e Vetëvendosjes, të udhëhequr nga Albin Kurti, kanë tentuar të paktën katër herë ta pengojnë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, gjë që ka nxitur kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë deklaruar më herët se të gjithë qytetarëve, pa dallime, duhet t’u sigurohen të drejtat demokratike.

Ambasada amerikane në Prishtinë gjithashtu i quajti më herët përpjekjet e Vetëvendosjes për ta përjashtuar Listën Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhje si “shkurtpamëse dhe përçarëse”.

Pakënaqësi ndaj vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shprehur edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme këtë muaj sepse partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti në dy përpjekje ta marrë mbështetjen e Kuvendit për një mandat të ri.

Ajo i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por 48 ulëse në Kuvend ishin të pamjaftueshme për të qeverisur e vetme dhe ajo nuk gjeti një partner për të formuar qoftë edhe një qeveri të pakicës prej 61 ulësesh në Kuvend.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago