Pozicioni i Palestinës në raport me njohjen e shtetit të Kosovës nuk ndryshon, ka thënë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.
Takimi i Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, “nuk do të thotë asgjë”, ka thënë ai për media serbe.
“Fakti se ministri [palestinez] u takua në margjinat e një takimi në Turqi nuk do të thotë asgjë për ne, dhe nuk ndryshon asnjë qëndrim”, ka thënë Mohamed Nabhan.
Palestina, në raport me Kosovën, thotë ky ambasador palestinez në Beograd, “udhëheqet nga Rezoluta 12/44 dhe avokimi për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit”.
“Dhe, së dyti, çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës [në Jerusalem]. Kjo zonja nuk e kupton se çfarë do të thotë Jerusalemi për Palestinën dhe arabët. Ajo duhet të kuptojë pozicionin e Palestinës dhe të myslimanëve dhe të krishterëve palestinezë. Dhe, vetëm atëherë [kur të kuptojë këtë] duhet të thotë diçka rreth saj”, tha ai për mediat serbe.
Në mediat e Kosovës u raportua të ketë nodhur një takim në muajin mars të këtij viti mes kryediplomates kosovare dhe atij palestinez, ku Gërvalla u tha të ketë shprehur dëshirën dhe vullnetin e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie bilaterale mes dy veneve.