LAJME

“Qershori nis me 37°C”, Meteorologia zbulon se çfarë temperaturash na presin në 3 muajt e verës

Meteorologia e A2CNN, Tanja Porja në “Ditarin e pasdites” ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën e verës.

Muajin e ardhshëm sipas saj termometri do të arrijë deri në 37 gradë Celcius, shifra këto anormale për muajin e parë të verës, por të ndikuara nga një masë ajrore që shtrihet në Mesdhe dhe vjen prej Afrikës Subsahariane.

“Jemi vetëm dy ditë nga fillimi zyrtar i stinës së verës dhe po nis që në ditët e fundit të Majit me temperatura mbi 30 gradë Celcius. Vera starton shumë egër me temperatura. Pritet që në ditët e para të muajit të qershor të kemi temperaturë 37 gradë Celsius. Shume shpejt edhe në zonat malore termo0metri ngjitet në 30 gradë Celcius. Kemi një masë ajrore që na vjen nga Subsaharaja, shumë më poshtë në Afrikë. Është një masë ajrore mjaft e nxehtë dhe e thatë që vjen nga Mesdheu Lindor. Në fillim të qershorit normaliteti do ishte në 31 ose 32 gradë, por ne presim rreth 37 gradë celcius.”

Por pavarësisht se nis me temperatura mbi 35 gradë Celcius, meteorolgia theksoi se vera e këtij viti do të jetë më e butë në krahasim me vitin e shkuar.

“Në 10 vitet e fundit kemi pasur verë jo të gjatë, të nxehtë e të thatë, por përvëluese. Kjo verë nuk do të jetë e tillë megjithëse nis kaq egër. Dhe nuk do të jetë e tillë për të gjithë kontinentin evropian. Pjesa më e prekur do të jetë gadishulllli iberik dhe Europa jugperëndimore, duke përfshirë edhe Ballkanin. Greqia dhe Turqia, së bashku me Ballkanin do të kenë verën më të nxehtë. Vera e 2024 nga të gjitha sinjalet e të gjitha qendrave të parashikimit nënkupton se nuk do të jetë fare e ngjashme me një vit më parë. Do të jetë më e butë, më e moderuar.”

Porja shpjegoi se mërkuri do të skuqet në Qershor dhe 20 ditët e para të Korrikut, me temperaturat që do të bien më pas në Gusht, duke sjellë edhe rreshje.

“Presim që mesi i qershorit deri afër fundit të korrikut të jetë periudha me aktivitetin maksimal të temperaturave dhe nxehtësisë në Europë dhe Ballkan. Përtej korrikut do t’i rikthehemi shprehjes gusht dhe gunë. Do të jetë një gusht me një fushë termike më të lëmuar, jo me kapërcime drastike si në qershor dhe korrik. Ka sinjale për reshje. Kulmi i verës pritet të jetë qershori deri nga data 20-25 korrik. Më pas nis rënia graduale.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago