Qeveria e Kosovës merr vendim të ri për strehimin e afganëve

Është miratuar nga Qeveria e Kosovës vendimi për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve afgan të cilët janë të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Ky vendim u miratua të shtunën ku përveç personave të cilët janë në proces të aplikim për viza të veçanta imigruese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofrohet mbrojtje edhe grupit të klasifikuar si prioritet i dytë.

“Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”, thuhet në komunikatë.

​Qeveria deri tani nuk ka jap ndonjë datë të caktuar se kur do të vijnë refugjatët afgan në Kosovë.

Kosova është një ndër vendet e shumta të cilët kanë rënë në dakord më SHBA-në, për strehimin e përkohshëm të afganëve.