Njëri nga serbët e Kosovës, i cili ka hyrë në listën e zezë të SHBA-së, Milan Radoiçiq, u pa afër Vuçiqit në takimin që sot u mbajt në Beograd.
Takimi me serbët e Kosovës, pasoi pas takimit që presidenti i Serbisë e mbajti me Këshillin e Sigurisë, të cilin e mblodhi për shkak të moslejimit të zgjedhjeve nga Kosova dhe Mali i Zi.
Dje, Vuçiq, u kërcënua duke thënë se, “do të pasojë përgjigje serioze nga njerëz seriozë, dhe do të ketë pasoja të mëdha”.
Mediet raportuan se aplikacioni “Flight Radar 24” kishte regjistruar avionin “YU-BTC” nga Beogradi, i cili për më shumë se dy orë kishte fluturuar mbi qiellin e Kosovës.
Nuk dihet nëse një aeroplan që kishte bërë xhiro nëpër Kosovë, e që ishte nisur nga Beogradi, është pjesë e këtyre kërcënimeve!