LAJME

Qeveria miraton projektligjin për sigurim shëndetësor, Kurti: E përmirëson jetën e qytetarëve

Qeveria e ka miratuar projektligjin për sigurim të detyrueshëm në kujdesin shëndetësor.

Kryeministri Albin Kurti tha paraprakisht se ky vendim do ta përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Do të marrim vendime të tjera të rëndësishme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e qytetarëve tanë, pa dallim. Ndër to është edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për sigurime shëndetësore. Andaj ku ka më mirë sesa ta fillojmë rendin e ditës pikërisht me këtë punë, pra shqyrtimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm në kujdesin shëndetësor. Synimi ynë është që të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të jetësohet një gjë e tillë me miratimin e projektligjit për sigurim shëndetësor”, tha Kurti.

Ai tha se “njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale që ndihmon për të zvogëluar si varfërinë, ashtu edhe pabarazinë”.

“Nëpërmjet miratimit të këtij projektligji të cilin e kemi përcaktuar si prioritet në strategjinë kombëtare për zhvillim 2030 dhe në programin e Qeverisë, po e arrijmë edhe një zotim të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Me këtë vendim, Kurti theksoi se do të kontribuojnë “në ruajtjen e përparimin e shëndetit, e së këndejmi edhe në mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, duke ulur varfërinë dhe pabarazitë e shkaktuara nga shpenzimet shëndetësore”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e quajti këtë si “hap themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë”.

“Me këtë nismë themelohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Vitia tha se për herë të parë do të përcaktohen “rregullat për listën e barnave të rimbursueshme që do ta transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti e jep për qytetarët, veçanërisht për ata që vuajnë nga sëmundjet”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago