Qeveria pritet të kompensojë me 170 euro punëtorët e sektorit privat

Qeveria e Kosovës ka bërë gati një pako emergjente fiskale e cila parasheh të kompensojë punëtorët e kompanive private dhe biznese të vogla e të mesme.

Pakoja parasheh kompensimin për paga të punëtorëve privatë në masën e pagës minimale prej 170 euro.

“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro. Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm.

Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm”, ka thënë ministri Bislimi për propozimin që pritet të votohet shpejt në mbledhjen e Qeverisë.