Mbi bazë të këtij plani, duke filluar nga 8 qershori, pritet që të lejohen takimet e më shumë se pesë personave. Kjo parashihet madje edhe për takimet në restorante
Këshilli Federal planifikon që gjatë javës së ardhshme të përcaktojë detajet e hapit të tretë të hapjes ose të zbutjes së masave kundër koronavirusit, shkruan srf.ch.
Mbi bazë të këtij plani, duke filluar nga 8 qershori, pritet që të lejohen takimet e më shumë se pesë personave, transmeton albinfo.ch. Kjo parashihet madje edhe për takimet në restorante, ku aktualisht zbatohet rregulli që lejon vetëm katër persona.
Po për 8 qershor është planifikuar gjithashtu të rihapen shkollat dhe qendrat e trajnimit të mëtutjeshëm (shkollat e zanatit), teatrot, kinematë, kopshtet zoologjike, kopshtet botanike, kampet, pishina hekurudhat malore dhe teleferikët.
Ndërsa nga mesi i qershorit, do të rihapen kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën, përcjell albinfo.ch. Aktualisht po diskutohen po ashtu edhe rregullat në lidhje me qarkullimin ndërkufitar të njerëzve nga Italia dhe me Italinë.
Siç është shkruar tashmë, Italia ka vendosur që t`i hapë kufijtë më 3 qershor ndërsa Zvicra, që ka një linjë të gjatë kufitare me Italinë, ende nuk ka vendosur t`i përgjigjet me të njëjtën masë vendit fqinj.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…