Sot rreth orës 11:00 disa persona kanë marrë alergji nga numërimi i votave të ardhura nga Serbia.
Si pasojë e kësaj, 13 persona janë dërguar për trajtim në QKUK, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar mjekja familjare në QKUK, Shqipe Shkodra.
“Deri tash kemi pranuar diku 13 pacientë nga ky rast. Vërejta disa shenja në lëkurë; njëra më tha kam marramendje, tjetra tha se kam mundim”.
“Ende nuk dihet saktësisht pa konstatimin e infektologut. Pacientët ndodhet jashtë rrezikut për jetë. E morën një udhëzim nga unë dhe shkuan vet në Emergjencë”.
“Se a kemi të bëjmë me helmim nuk e di, por kemi të bëjmë një lloj të lehtë të alergjisë. Duhet të përcillet mbarëvajtja për t’u verifikuar kjo çështje”.