Ditën e djeshme, 33-vjeçarja nga Diaspora, Teuta Gashi ka akuzuar dentistin Fehim Haliti se e ka ngacmuar seksualisht në ordinancën e tij “Dent Fix” në Prishtinë.
E njëjta pretendon se ka shkuar për kontrollë të dhëmbëve, derisa sipas saj herën e dytë kur ka shkuar në ordinancë dentisti kosovar ka filluar me ngacmime ndaj saj.
E njëjta e ftuar në emisionin “Gjesi” në T7, ka thënë se në fillim nuk e ka marrë shumë seriozisht, derisa tregon se ai fillimisht i ka thënë “Bukuroshe”, “Ma jep Snapchatin”, etj.
33-vjeçarja ka treguar se i ka bisedat e ruajtura me të, por që ajo thotë se disa fjalë nga biseda ai i ka fshirë.
Teuta Gashi thotë se i ka shkaktuar dëmtim shumë të madh.
“Më ka shkaktuar dëmtim shumë të madh, e kam pasur veç një dhëmbë të sëmurë, e mi ka sëmurë të gjithë, më është dashur t’i heqë 6 dhëmbë, me i zëvendësu me implante. Edhe këta që i kam, nuk janë të fortë”, thotë ajo, derisa shpjegon se ka 3 vite që merret me dhëmbë dhe çdo të martë vizitohet tek dentisti i saj.
Gashi ka treguar se paratë Fehim Haliti ia ka kthyer të gjitha.
“1 javë para akt-padisë ai më ka premtuar se ka me mi kthy pagesat komplet se është gabimi i tij”, thotë Teuta Gashi.
“Unë me avokatin tim, Kastriot Feka kemi hapur gjyq, dhe prokurori pa më pyetur mua, e ka hedhur poshtë lëndën, derisa dëshmi ka pas, pasi e kam raportin gjerman që për shkak të tij janë shkaktuar dëme të mëdhaja. Tani kemi edhe tjetrën padi, por që jemi në pritje”, ka thënë ajo.
33-vjeçarja ka treguar se në dy dhëmbët e fundit kur kishte për t’ia vënë dentisti Fehim Haliti i ka thënë: “Teuta mi ke humbur mendët, kam harruar me përdor cement”, derisa shton se më pas i ka thënë thjesht po të ngacmoj.
Ajo tregon se më vonë kur ka pasur dhimbje, e ka telefonuar, derisa pretendon se ai i ka thënë “Ah të paska marrë malli për mua”, derisa shton se ai ka ardhur edhe në Zvicër dhe i ka thënë që du me të taku edhe me t’i pa dhëmbët.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…