Njësiti i hetimeve i Stacionit policor në Gjilan, dje pasdite ka prangosur tre persona të dyshuar për vjedhje të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit të Gjilanit me rrethinë.
Sipas policisë, dyshohet se të njëjtit jenë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” dhe veprav tjera penale.
Policia njofton se fillimisht është arrestuar i shumë kërkuari F. S. i dyshuar për shumë vepra të kryera penale si “Vjedhje e rendë” të kryera në lokacione të ndryshme si dhe per veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Po ashtu janë arrestuar edhe dy të dyshuar, i dyshuari L. S. me banim në Pejë dhe e dyshuara D. K. nga Gjilani të cilët dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të rënda.
“Gjatë arrestimit tek i dyshuari kryesor F. S. është gjetur një pistolet e llojit Ekol special 99,cal 9 mm dhe 2 fishek kal.7.65mm. Gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar shumë sende me vlerë si: cigare të llojeve të ndryshme, TV plazma, Play station, mjete të punës, pjesë të automjeteve, telefona dhe gjëra të tjera të cilat ishin vjedhur në lokacione të ndryshme, ku të njëjtat do të përdoren si prova dhe dëshmi materiale lidhur me veprat e kryera”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.
Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.
Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.
“Hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit”, përfundon njoftimi i policisë.
Më poshtë shihni foto të gjërave të sekuestruara që dyshohet se ishin vjedhur në lokacione të ndryshme.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…