Qytetari e shkel qëllimisht një këmbësor në Leposaviq, politikani serb ia publikon videon

Aleksandar Arsenijoviq i cili është certifikuar si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar një video shokues nga Leposaviqi.

Në këtë video shihet teksa një person e godet qëllimisht me veturë një këmbësor.

Arsenijoviq përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo skenë e ka tmerruar. Ai ka theksuar se shpreson që një ditë personi në fjalë të përgjigjet për këtë krim.

“Më ka tmerruar skena e komunës së Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) shkel një njeri në rrugë në mungesë të policisë, duke plotësuar disa nga tekat e tij personale.

Shpresoj që një ditë të përgjigjet për këtë krim”, thuhet në postimin e tij.