Një qytetar nga Dragashi e ka gjetur një kuletë me 1200 euro në një deponi, dhe ka bërë gjestin human, pasi ka e ka dorëzuar në polici.
Personi që i ka humbur çanta me para është njoftuar dhe ka marrë gjërat e tij.
Njoftimi i plotë:
Me datë 07.08.2021 rreth orës 21:10 në S.P Dragash,është paraqitur Menderes Sadikaj,ku i njëjti deklaron se deri sa ka shkuar në deponin e mbeturinave në Trokan të Drgashit,për të hedhur mbeturinat e thertores në Buzez ka vërejtur një qante dhe një monedhë prej 100 eurove.
Kur e ka hapur qantën ka vërejtur se në qantë kishte të holla të tjera. I njejti ka sjellë çanten në stacionin policor Drgash. Është hapur çanta ku vërehet se ne çant kishte edhe gjë sende tjera e si:
blloka për pagës të kompanisë IPKO-ës:
2 X100 euro
11X50 euro
11X 20 euro
15 X10 euro dhe
16 X5 euro
Gjithsejt vlera e parave ka qenë 1200 euro . Është njoftuar menagjeri i kompanisë IPKO Jaser Spahiu i cili na ka konfirmuar se paragon bllokat janë te punëtorit Ibrahim Qengaj i clili punon ne kompanie IPKO.
Pastaj eshte thirr Ibrahimin dhe i njëjti na ka konfirmuar se qanta është e tij.Dhe deklaron:
Deri sa kanë mobiluar shtëpinë i kanë hedhur mbeturinat dhe me to janë përvjedhur çanata me të hollat. I njëjti ka vërejtur se i mungojnë të holla dhe se ka dashur ta paraqes rastin në Polici. Të hollat dhe qanta bashke me dokumentet janë kthyer pronarit.
Policia e Kosovës falenderon qytetarin për ketë gjestin human, njofton për Rtv “Besa” zëdhënësi i policisë rajonale Vesel Gashi.