Avokati i Milan Radoçiqit në një adresim për media ka lexuar letrën në të cilën Radojçiq ka pranuar se të dielën e 24 shtatorit ka qenë në veri të Kosovës, ku u krye sulm terrorist dhe një rreshter i Policisë mbeti i vrarë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Radojçiq në këtë letër pretendon se për “kthimin” në Kosovë nuk kanë qenë në dijeni as autoritetet në Qeverinë e Serbisë, dhe as strukturat lokale në veri të Kosovës, e as nuk ka marrë “ndonjë ndihmë” prej tyre.
Ai thotë se e bëri këtë për të nxitur popullin serb të ngrihet në kundërshtim të siç thotë ai “terrorit të Kurtit.
Në letër ai thekson se vrasja e policit të Kosovës ka qenë “aksidentale”, pas së cilës ka nisur “një përleshje e ashpër nga të dyja palët”.
Radojiçiq njofton se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit në Listën Serbe.
“Unë Milan Radoiçiq, për shkak të spekulimeve të shumta që kanë dalë informoj tërë publikun se bashkë me bashkëpunëtorët e mi nga Kosova më 24 shtator kam ardhur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ishte ta shtyjmë popullin tonë në rezistencë ndaj terrorit të Kurtit, ta mbrojmë popullin tonë që po nënshtrohet atij terrori për çdo ditë dhe krijimin e kushteve për lirimin e popullit tonë në veri të Kosovës. I njoftoj të gjithë, nga Kurti deri te ndihmësit e tij ndërkombëtarë se personalisht jam pajisur me pajisjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë nga okupatori dhe qëllimi im nuk kishte kurrfarë qëllimi tjetër dhe nuk ka kurrfarë lidhje me angazhimin tim politik paraprak. Për këtë nuk e kam informuar askënd as nga strukturat e Qeverisë së Serbisë dhe as nga strukturat lokale në veri të Kosovës dhe as nuk kam pasur nga ta asnjë ndihmesë, sepse deri atëherë kemi pasur pikëvështrime të ndryshme sa i përket rezistencës ndaj terrorit të Kurtit. Disa herë jemi tërhjekur pa rezultatet e duhura sepse na është thënë sepse në atë mënyrë do t’i shërbejmë deeskalimit dhe që KFOR dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmarrin krejt çka është e nevojshme që të mbrojnë popullin serb. Megjithatë, qetësimin e situatës nga ana jonë, pala tjetër nuk e ka kuptuar si vullnet të mirë dhe krijimin e kushteve për bisedime, por si dobësi. Si rezultat i kësaj nga dita në ditë janë rritur aktivitetet e forcave të Kurtit të cilat në mënyrë jolegjitime kanë okupuar veriun e Kosovës, duke qëlluar dhe maltretuar civilët, arrestimet pa asnjë arsye dhe demonstrimi i forcës ndaj popullit serb. Në një atmosferë të tillë kam vendosur për këtë akt sepse Kosova e Metohija është vendi im, shtëpia ime, dhe populli serb po përndjekjet me qëllim të caktuar që veriu të spastrohet etnikisht. Kemi qenë të detyruar që të mbrojmë jetët e bashkëqytetareve tanë dhe t’i tregojmë Qeverisë së Kurtit dhe bashkësisë ndërkombëtare se këtë terror të Kurtit populli serb nuk e duron.
Vdekja e policit ndodhi aksidentalisht, pas së cilës filloi një përleshje e ashpër nga të dyja anët, ku mbetën të vrarë tre bashkëluftëtarët tanë – heronj, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë. Sakrifica e tyre fisnike nuk do të harrohet kurrë. Le të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk jemi terroristë, por luftëtarë për lirinë e popullit tonë”, thuhet në letrën e tij.
I pyetur nga gazetarët avokati i Radoiçiqit mohon se i njëjti ka mbetur i plagosur të dielën e 24 shtatorit.
Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.
Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pa u liruan.
Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.
Dy ditë pas sulmit, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje nga droni gjatë aksionit të Policisë në Banjskë, e në të cilën Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…