Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka publikuar një video nga aksioni i bastisjes në pronat e Milan Radoiçiqit.
“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund. Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radoiçiqit, në vilën e tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën ‘Mami’”, ka njoftuar Sveçla.
Ai ka thënë se është dëshmuar lidhja e Radoiçiqit me sulmin në Banjskë dhe e ka krahasuar atë me Pablo Escobarin.
“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radoiçiq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë ‘luftëtar lirie’ por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.
Pablo Escobar vlerësohet si trafikanti më i madh në botë i kokainës dhe një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit.
Sot, Millan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.
“Unë Milan Radoiçiq, për shkak të spekulimeve të shumta që kanë dalë informoj tërë publikun se bashkë me bashkëpunëtorët e mi nga Kosova më 24 shtator kam ardhur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ishte ta shtyjmë popullin tonë në rezistencë ndaj terrorit të Kurtit, ta mbrojmë popullin tonë që po nënshtrohet atij terrori për çdo ditë dhe krijimin e kushteve për lirimin e popullit tonë në veri të Kosovës. I njoftoj të gjithë, nga Kurti deri te ndihmësit e tij ndërkombëtare se personalisht jam pajisur me pajisjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë nga okupatori dhe qëllimi im nuk kishte kurrfarë qëllimi tjetër dhe nuk ka kurrfarë lidhje me angazhimin tim politik paraprak”, ka thënë ndër të tjera në letrën e tij”, ka thënë avokati.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…