FOTO&VIDEO

RAI nis programin e parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri

Kalabria është rajoni i parë me statut të zakonshëm në Itali që nis një program të RAI-t kushtuar pakicave gjuhësore, me përmbajtje tërësisht në gjuhën arbëreshe.

Kjo nismë pason marrëveshjen mes Presidencës së Këshillit të Ministrave, Departamentit për Informacion dhe Botime dhe RAI-t, që i hapi rrugë prodhimit të programeve televizive dhe radiofonike për promovimin e kulturës arbëreshe. Ajo lidhet drejtpërdrejt me Ligjin 482/1999 dhe Kontratën e Shërbimit Kombëtar, që garantojnë mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore.

“Ne jemi rajoni i parë me statut të zakonshëm që prodhon programim në një gjuhë minoritare dhe kjo më bën veçanërisht krenar si kalabrez. Jam i kënaqur me punën e bërë dhe do të jetë një angazhim i vazhdueshëm për Kalabrinë, por edhe për RAI-n, i cili edhe një herë e kryen rolin e tij si një televizion i shërbimit publik”, deklaroi Massimo Fedele, drejtor i RAI Calabria.

Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm për popullin arbëresh, shoqërinë italiane dhe komunitetin shqiptar.

“Ai përfaqëson komunikim, mbrojtje dhe vlerësim të një trashëgimie unike gjuhësore, të ruajtur për shekuj në rreth 50 komuna. Forcon ndjenjën e përkatësisë dhe lidh shqiptarët e Italisë me universin arbëresh”, tha ajo.

Programi do të nisë më 21 shtator, me një episod çdo të diel në televizion, i fokusuar te komunitetet arbëreshe, ndërsa në radio do të ketë emisione ditore që eksplorojnë aspekte të kulturës arbëreshe, me përsëritje gjatë fundjavës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago