KRYESORE

Raketat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve në Kiev

Një fëmijë mbeti i plagosur sot pas një sulmi rus që goditi spitalin e fëmijëve Okhmatdyt në Kiev. Kjo u raportua në Telegram nga Daria Zarivna, këshilltare e stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila publikoi një foto të fëmijës së plagosur.

“‘Okhmatdyt’, Kiev. E gjithë bota duhet ta shohë. Ky është Bucha i ri. Ky është terrori i ri i rusëve”, thuhet në mesazhin që shoqëron foton. Imazhi tregon fëmijën me fytyrë të përgjakur në krahët e një gruaje. Në një mesazh të mëparshëm Zarivna kishte shkruar: “Rusët kanë goditur qytetet e Ukrainës me një sulm të kombinuar, në Kiev, për fat të keq, ne dimë për dëmtimin e spitalit të fëmijëve. Ky është terror.”

Ndërkohë presidenti Zelensky shkroi në Telegram se disa njerëz janë bllokuar nën rrënojat e spitalit të fëmijëve në Okhmatdyt Kiev, i cili u godit sot nga një sulm me raketa ruse.

“Spitali i fëmijëve Okhmatdyt në Kiev, një nga spitalet më të rëndësishme të fëmijëve, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë, ka shpëtuar dhe ka shëruar mijëra fëmijë. Sot spitali është dëmtuar nga një sulm rus, me njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe nuk dihet numri i saktë i të plagosurve dhe të vdekurve: mjekë apo njerëz të thjeshtë”, thuhet në mesazh.

“Rusia nuk mund të mos e dijë se ku po fluturojnë raketat e saj dhe duhet të jetë plotësisht përgjegjëse për të gjitha krimet e saj: kundër njerëzve, kundër fëmijëve, kundër njerëzimit në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë dhe të gjithë të kuptojnë se çfarë Rusia është dhe çfarë po bën”, përfundon Zelensky.

Pas këtij bombardimi një objekt i dytë mjekësor u godit në Kiev, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe tre të tjerë u plagosën.

“Kryeqyteti është sulmuar sërish. Shkatërrim i pjesshëm i godinës së qendrës mjekësore. Ka katër të vdekur dhe tre të plagosur. Detajet po konfirmohen. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje”, thuhet në një mesazh të publikuar në mediat sociale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago