KRYESORE

Raketat ukrainase godasin flotën ruse

Qielli i natës mbi Krime, u ndriçua pas një sërë sulmesh që shënjestruan flotën ruse në Detin e Zi. Moska bëri të ditur se Ukraina kishte lëshuar 10 raketa dhe 3 dronë detarë në gadishullin e aneksuar në vitin 2014-n.

Sulmi shkaktoi një zjarr të madh pranë portit të Sevastopolit, ku mbetën të plagosur të paktën 24 vetë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 7 prej raketave dhe të tre dronët detarë pa pilot ishin shkatërruar, por raketa kruz kishin goditur dhe dëmtuar dy anije. Imazhe të postuara në Telegram tregojnë disa shpërthime, në atë që besohet të jetë një zonë ku riparohen anijet.

Fakti që disa prej raketave arritën të depërtonin përtej sistemeve mbrojtëse të Rusisë, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme, do të jetë një shqetësim real për Kremlinin. Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe ky sulm është një tregues i betejës së vazhdueshme për kontrollin e ujërave.

Kievi ka pohuar vazhdimisht se qëllimi i tij përfundimtar është të rimarrë gadishullin. Ukraina e ka shënjestruar edhe më parë Sevastopolin dhe flotën ruse në Detin e Zi, por kjo duket të jetë vala më e bashkërenduar e sulmeve deri më tani.

Pyetje mbeten mbi armatimet që u përdorën në këtë sulm. Sugjerimet orientojnë drejt raketave me rreze të gjatë të siguruara nga perëndimi, por nuk përjashtohen edhe raketat Neptun të prodhuara në Ukrainë. Edhe Ukraina pati një natë të vështirë pasi dronët rusë dëmtuan portin e Izmain në lumin Danub. Gjashtë persona thuhet të jenë plagosur si pasojë e sulmit që shkaktoi një zjarr dhe dëmtoi infrastrukturën.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Erdogan thotë se Izraeli po rrezikon ekzistencën dhe të ardhmen e vet

“Me çdo akt shtypjeje, çdo pikë gjaku të derdhur, çdo krim kundër njerëzimit, Izraeli po…

43 minuta ago

Drashkoviq: Vrasja e 6 fëmijëve serbë në Pejë, u krye nga regjimi i Millosheviqit dhe UDBA

Ish-politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe nuk e ka…

51 minuta ago

Trump kërcënoi Iranin, aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…

6 orë ago

Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin, thotë se ka shkatërruar mbi 120 lëshues raketash iraniane

Në një zhvillim të fundit në luftën Izrael – Iran, Izraeli ka pretenduar se ka…

7 orë ago

Deklarimi i Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti: Hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit pastaj ta nënshkruajnë një marrëveshje bazike

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me deklarimin e…

7 orë ago

Iran International: Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit…

9 orë ago