Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal, Goran Rakiq, as sot nuk ka vendosur flamurin e Kosovës në zyrën e tij, sipas protokollit të shtetit.
Në pamjet e publikuara nga takimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nikolas Abbott, nuk vërehen askund simbolet shtetërore të Kosovës, përcjell Bota sot.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria, gjatë takimit, Rakiq dhe Abbott, përveç situatës aktuale politike dhe pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, biseduan edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
“Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal Rakiq dhe ambasadori Abbott ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë midis MPL-së dhe ambasadës është thelbësore, sepse kontribuon në përmirësimin e kushteve jetësore të të gjithë qytetarëve, si dhe në përmirësimin e efikasitetit të qeverive lokale, gjë që është prioriteti i MPL-së”, thuhet në njoftim.
Rakiq as në takimet e djeshme me ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së nuk e kishte vendosur flamurin e Kosovës në zyre, duke shkaktuar reagime të shumta.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot i pyetur për veprimin e Rakiqit, ka thënë se ata që nuk e respektojnë shtetin, nuk mund të jenë në krye të institucioneve.
“Unë ku jam aty në çdo institucion, ku do që paraqitem gjithmonë janë simbolet e shtetit të Kosovës. Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve të Kosovës kanë respektuar institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe simbolet, përndryshe nuk ka qëndruar as një minutë në zyrën e vet. Tash pyetne zotin Hoti. Ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë e institucioneve”, tha presidenti.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…