FOTO&VIDEO

Rama e nderon me Yllin e Mirënjohjes, Merkel: Ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju

TIRANË, 14 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

“Faleminderit Angela. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Ky është Ylli i Mirënjohjes. Ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe ” Atleti i Krishtit”, si mbrojtës i krishtërimit”, tha Rama.


Duke i dorëzuar “Yllin e Mirënjohjes” Kancelares Merkel, Kryeministri tha se “ju detyrohemi për këtë”.

“Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, shtoi Rama.

Nga ana e saj, Merkel falënderoi Kryeministrin Rama, ndërsa u shpreh se “jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”. /m.m//a.a/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago