Mëria ndaj njëri -tjetrit është shfaqur edhe muajin e kaluar pas tërmetit në Shqipëri kur Edi Rama s’po ia hapte telefonin Ramush Haradinajt. Gjithcka kishte nisur në Gjermani kur Ramush Haradinajt po i kërkohej heqja e taksës nga liderë botërorë. Haradinaj aty ia kishte thënë një fjalë të rëndë Ramës, e pastaj sulmet ndaj njëri-tjetrit s’janë ndalur duke vazhduar edhe mbrëmë.
Një fotografi me duart mbi flamurin kuq e zi është pamja e fundit ku Ramush Haradinaj e Edi Rama shihen pranë njëri tjetrit e të buzëqeshur. Raportet mes dy kryeministrave që nga Samiti i Berlinit i mbajtur në prill të këtij viti kanë shkuar vetëm duke u përkeqësuar.
Dy politikanët tashmë në çdo studio televizive sulmojnë njëri tjetrin, ndërkohë kur iu jepet rasti edhe injorohen, duke e lënë Gjykatën si të vetmin vend ku mund të takohen.
Haradinaj tashmë kur shkon në Shqipëri takohet vetëm me presidentin Ilir Meta, ndërkohë Edi Rama në organizime në Shqipëri fton Hashim Thaçin, por edhe ky i fundit ka vendosur të mos i përgjigjet.
Haradinaj e kishte akuzuar Ramën se po merrte pjesë në një plan për ndarjen e Kosovës , ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare e cilësonte Haradinajn si gënjeshtar dhe kishte paralajmëruar edhe padi në gjykatë.
Rama ndërkohë ndante edhe pjesë nga diskutimet në Berlin gjatë prillit, duke e akuzuar Haradinajn se i ka lënë kosovarët pa viza për shkak të insistimit për taksën, transmeton expres.
Një gjë të tillë Rama e ka përsëritur edhe në një intervistë të dhënë mbrëmë në Klan Kosova. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Kosova ia ka parë sherrin vendimit dhe kokëfortësisë së Ramush Haradinajt për taksën.
Rama thotë se po të pranonte Haradinaj ofertën e Macronit për pezullim të taksës për katër muaj, sot kosovarët do të lëviznin pa viza.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…