KRYESORE

Rama i ashpër: BE ka marrë “peng” Kosovën, një nga figurat e shahut ka bllokuar një ushtar

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën.

Shefi i qeverisë tha gjatë një konference me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth se BE e ka marrë “peng” Kosovën, teksa iu referua lëvizjes së lirë.

Teksa e cilësoi lojë shahu, Rama tha se nuk është vendim i të gjithë BE, por i vetëm një shteti që nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri përsëriti disa herë se qytetarët e Ballkanit duhet të lejohen të lëvizin të lirë, pavarëisht vaksinave që kanë bërë.

“Lëvizja nuk mund të fragmentohet nga vaksinat dhe nga firma prodhuese. Politika është shah. Shahu është lojë pengjesh. Por mendoj që BE nuk duhet të marrë peng asnjë person në këtë rajon për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Është mundësia se kush ka të drejtë lëvizje të lirë të bëjë test ose të jetë i vaksinuar. Por pse ta bëjmë testin për të lëvizur në BE, ato të Sinovac dhe Sputnik. Këtu janë serbët, maqedonasit, serbët. BE e ka marrë peng Kosovën. Është një loje shahu dhe një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Dhe të mos lëvizin të lirë. Jo i gjithë BE, por një ushtar atje në diagonale. E turpshme por s’kem çfarë bëjmë.” tha Rama.

Ministri gjerman, Michael Roth, teksa u ndal te çështja e Liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se BE duhet të mbajë premtimet.

“BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

11 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago