KRYESORE

Rama mesazh Kurtit për Ballkanin e Hapur: Shqipërisë s’mund t’i jepen leksione

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot përsëri për idenë e çështjes së Ballkanit të Hapur.

Ai madje në Parlamentin e Shqipërisë, pati edhe mesazhe për Qeverinë e Kosovës, për të cilën u shpreh se Shqipërisë s’mund t’i japë leksione askush.

”Ballkani i hapur nuk është lojë e Serbisë, dhe as konspiracon rus apo kinez për të ringjallur jugosllavinë. Nuk është asesi devijim nga rruga e anëtarësimit në BE apo nga kornizat e procesit të Berlinit.Të gjitha këto janë përralla me gogol për të treguar pranë zjarrit digital në një luftë nga kolltuku e nga face book me një armik të deridjeshëm të cilin Kosova e Shqipëria e kanë mundur përfundimisht si armik në luftën reale me bomba e pushkë, sot e 20 e kusur vite përpara falë SHBA-së e UÇK-së”.

Rama thotë se politika kundër Ballkanit të Hapur e jo vetëm në Kosovë është e nxitur nga Tirana.

“Politikë që luan luftash me Serbinë, në Prishtinë e Tiranë. Kosova e nxitur dhe nga Tirana për politika që nuk kanë të bëjnë fare me kombin por vetëm me luftën elektorale të humbasë në paqe si një rulet kazinoje politike të gjitha kreditet ndërkombëtare që janë fituar me dhimbje”.

”Për Kosovën ne mund të flasim se u takon atyre të Kosovës të marrin vendime. Ama e njëjta gjë vlen dhe anasjelltas. Për Shqipërinë vendosin autoritetet e Shqipërisë edhe ata duhet të respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë vendimet e njëri- tjetrit t’i diskutojmë vëllazërisht me mendje të hapur por kurrësesi t’i shpallim si rusokinez e nostaligjiko sllav ata që mendojnë ndryshe..”

”Serbia po çe puna për Ballkanin e mbyllur, tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë nuk mund të negociohen askund. Koha do tregojë se kush ka të drejtë”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago